Përzierja e çuditshme që ndihmon te gastriti

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 10:26
Përzierja e çuditshme që ndihmon te gastriti

Këtë përzierje të shijshme, besa edhe të çuditshme, mund ta përgatisni vetë dhe atë vetëm me mjaltë dhe susam, e që në lugën e parë do ta vëreni se kemi të bëjmë me një ilaç të fortë natyral. Fitosterolet, përbërësit që kanë strukturë të ngjashme me kolesterolin, kur në masë të caktuar gjenden në ushqim, besohet se mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit, ta përmirësojnë sistemin imun dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga disa lloje të kancerit.

Rreth vetive shëruese të mjaltit flitet me shekuj. Ndikimi antibakterial i tij është i ngjashëm me penicilinën, e është vërtetuar se bakteret nuk mund të mbijetojnë ndaj mjaltit. Substancat e këtij ushqimi të mrekullueshëm është e pasur me aminoacide, e më së miri do të ishte ta konsumoni në stomak të zbrazët. Përmirëson sistemin imun, e përshpejton punën e zorrëve dhe traktit digjestiv, zvogëlon dëshirën për sheqer. Ndihmon në shërimin e dhimbjeve të barkut dhe sidomos u sugjerohet personave që vuajnë nga gastriti. Përzieni vetëm një lugë mjaltë në një lugë të vogël susam.

(Kosova Sot Online)