Pse është mirë të hani rrush

  • E.K /
  • 11 gusht 2020 - 11:11
Pse është mirë të hani rrush

Hulumtime të shumta kanë vërtetuar në ndikimin pozitiv të resveratolit, përbërësit që gjendet në rrush, që lufton kancerin. Në vijim ju paraqesim disa fakte pse rrushi është kaq i shëndetshëm.

NXIT HUMBJEN NË PESHË

Hulumtimet amerikane kanë treguar se resveratoli (që gjendet në rrush) pozitivisht ndikon në humbjen në peshë në dy minuta - në mënyrë drastike zvogëlon mundësitë e qelizave që të ruajnë dhjamin dhe nxitin shkrirjen e qelizave dhjamore.

MBRON ZEMRËN

Resveratoli ka aftësinë ta shtojë fleksibilitetin e enëve të gjakut, me ç'rast e lehtëson qarkullimin e gjakut. Kështu, rrushi ul shtypjen e gjakut, e qarkullimi më i mirë i gjakut mundëson transport më të lehtë të oksigjenit dhe materieve ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

MBRON TRURIN

Studimet kanë treguar se rrushi ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky kemikat, resveratoli, ka aftësinë e neutralizimit dhe eliminimit të radikalëve të lirë.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Studimet në Britani kanë treguar se resveratoli mundet ta shtojë qarkullimin e gjakut deri në tru edhe deri në 200 për qind. Sipas tyre, ky kemikat e përmirëson kujtesën.

(Kosova Sot Online)