Kopra ruan forcën dhe forcon imunitetin

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 12:55
Kopra ruan forcën dhe forcon imunitetin

Kopra është një bimë shumë e vjetër. Romakët e vjetër janë kënaqur me gjethet, rrënjët dhe farat, e kanë vendosur në bukë dhe sallatë. Me kënaqësi e kanë përdorur edhe femrat, për të hequr shtresat dhjamore rreth belit, e ushtarët e kanë përdorur për të qenë më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Kopra është shërues, me aromë, është erëz e shijshme dhe ushqyes. Përmban shumë përbërës të shëndetshëm, sidomos vaji eterik që i dhuron aromë të këndshme. Kopra e freskët sidomos sugjerohet në kombinim me sallatë, si me avokado dhe portokall, mandarinë, shegë. Ndikon edhe në tretjen e ushqimit dhe në frymëmarrje. Ndihmon edhe te sekretimi i mukozës, zbut sulmet e kollës dhe shëron infeksionet e rrugëve urinare. Ul kolesterolin, mbron enët e gjakut dhe ul shtypjen e lartë të gjakut.

(Kosova Sot Online)