Hani bizele dhe djathë të kaltër, për ta parandaluar kancerin

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 12:38
Hani bizele dhe djathë të kaltër, për ta parandaluar kancerin

Konsumimi i shumë i bizeleve të gjelbra, sojës, misrit dhe djathit të kaltër, ju mundësojnë të jetoni më gjatë, pasi mund të mposhtni sëmundjet, thonë ekspertët. Ushqimet janë të pasura me substancën e quajtur spermidinë, e cila mund ta largojë kancerin, Alzheimer-in, dhe sëmundjet e Parkinson-it.

Shkencëtarët në institutin "Weizmann" në Izrael kanë zbuluar se spermidina e kthen ritmin kardiak të trupit, duke e bërë më të "re" dhe më pak të prirë për t'u sëmurë. Bashkë-autori i këtij studimi, Dr. Gad Asher, thotë: 'Ky zbulim demonstron gërshetimin e ngushtë midis metabolizmit dhe hap mundësi të reja për intervenime. Sipas autorit, ritmiciteti kardiak ndërlidhet me shumë lloje të sëmundjes, përfshirë kancerin, sëmundjen e Alzheimer-it, sëmundjen e Parkinson-it dhe inflamacionet'.

(Kosova Sot Online)