E quajnë mbretëreshë të bimëve shëruese, ja arsyet

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 15:36
E quajnë mbretëreshë të bimëve shëruese, ja arsyet

Aloe vera njihet si eliksir i rinisë dhe mbretëreshë e bimëve shëruese, për faktin se përmban shumë përbërës dhe veti shëruese. Është e pasur me vitamina, aminoacide, enzima dhe minerale. Në botë njihen rreth 250 lloje, e katër prej tyre kanë veti shëruese.

Aloe vera përmban rreth 240 substanca aktive, e midis tyre - vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C dhe E, acid folik, magnez, zink, mangan, kalium dhe hekur. Po ashtu, ka efekt kundër infeksioneve, inflamacioneve, viruseve dhe ndikon si laksativ. Përdoret në formë të lëngut, çaj apo në formë të kremrave të ndryshme. Po ashtu, neutralizon acidet e rritura në lukth, normalizon pH-në e jashtëqitjes, përmirëson punën e mëlçisë, forcon muskulin e zemrës, simptomat e astmës dhe alergjinë. Në mënyrë të mirë zbut dhe përtërinë lëkurën dhe përshpejton shërimin e plagëve. Kjo bimë është e shkëlqyeshme për lëkurën e ndjeshme, të dëmtuar dhe të ndjeshme, e shpejt largon edhe njollat e plakjes nëpër duar.

(Kosova Sot Online)