Thjerrëzat përmirësojnë punën e trurit, rregullojnë kolesterolin dhe zbusin simptomat e diabetit

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 15:28
Thjerrëzat përmirësojnë punën e trurit, rregullojnë kolesterolin dhe zbusin simptomat e diabetit

Thjerrëzat (lat. Abelmoschus esculentus) janë një nga ushqimet më të vjetra të shëndetshme, që me të madhe po kthehen nëpër kuzhinat tona. Për ndikimin e tyre të butë dhe shkëlqimin për lëkurën kishte ditur edhe Kleopatra. Për ushqim përdoren vetëm frutat e papjekur, të cilat gjatë zierjes shpërbëhen dhe lirojnë shumë fara, të pasura me proteina dhe yndyrë të shëndetshme. Mund t'i konsumoni gjatë gjithë vitit, nëse i thani, e pos konsumimit duke i tharë, mund t'i ngrini edhe t'i bluani. Thjerrëzat janë të pasura me fibra bimore, shumë të rëndësishme në mbajtjen e nivelit të kolesterolit të gjakut në nivelin e duhur, ndikojnë për tretje më të mirë si dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Përmbajnë edhe minerale dhe vitamina të shumta, sidomos ato nga grupi B, (më së shumti B1, B2 dhe B6) të rëndësishme për një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme. Vitamina C, që e posedon në sasi të madhe, ndikon në parandalimin e diabetit, zbut simptomat nëse sëmundja ka përparuar. Ndikojnë edhe në rast të astmës dhe problemeve të tjera respiratore. Vitamina C nga kjo bimë po ashtu e përtërin lëkurën, përmirëson rritjen e indeve të saj si dhe nxit prodhimin e kolagjenit. Ndikon mirë në qarkullimin e gjakut, duke e përmirësuar funksionimin e trurit, kujtesën dhe përmirëson aftësitë kognitive.

(Kosova Sot Online)