Ilaçi natyror kundër gurëve në veshka

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 12:32
Ilaçi natyror kundër gurëve në veshka

Gurët në veshka krijohen si pasojë e rritjes së përqendrimit të disa substancave në urinë. Gurët në veshka mund të mos shkaktojnë simptoma për një kohë të gjatë. Simptomat paraqiten me rastin e lëvizjes së gurëve në ureter, me ç'rast shkaktohet një dhembje e fortë. Dhembja mund të reflektohet edhe në pjesët e tjera të legenit (pelvikut).

Disa lloje të gurëve paraqiten më shpesh në disa familje, e po ashtu mund të jenë të lidhura me disa sëmundje të zorrëve, me disa sëmundje të veshkave, apo me disa sëmundje të metabolizmit. Simptomat që i përcjellin janë: dhembja në shpinë, apo bark, mundimi, vjellja, urinimi i shpeshtë, gjetja e gjakut në urinë, ndonjëherë rritja e temperaturës dhe dridhja. Kopri (Foeniculum vulgare), respektivisht çaji i tij mund të jetë efikas kundër gurëve në veshka. Përgatiteni çajin nga 1/4 deri 1/2 lugëve të farave të shtypura të koprit në një filxhan me ujë të valë. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta, e më pas kullojeni. Pijeni nga 1 filxhan më së shumti tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)