Përse duhet konsumuar portokajtë?

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:10
Përse duhet konsumuar portokajtë?

Portokajtë janë pemë shumë popullore, sepse japin shumë energji. Shumica prej nesh pajtohemi se e kanë shijen më freskuese. Më poshtë mund të lexoni pse pikërisht portokajtë janë pemët që jua sugjerojmë. Ulin kolesterolin - për arsye se portokajtë janë përplot fibra të tretshme, e me të madhe ndihmojnë edhe në luftën me mbipeshën. Forcojnë shëndetin e zemrës - portokajtë po ashtu janë përplot me kalium, minerale me elektrolite që janë përgjegjëse për punën si duhet të zemrës. Kur në trup të mungojë sasia e kaliumit,atëherë mund të ketë normalitet dhe aritmi në zemër. Zvogëlon gjasat për sëmundje të ndryshme - portokajtë janë përplot me vitamina C, që mbrojnë qelizat tona, duke neutralizuar radikalët e lirë.

Radikalët e lirë mund të shkaktojnë sëmundje kronike, si kanceri dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës. Suksesi në infeksionet me viruse - studimet e fundit nga ekspertë botërorë tregojnë se polifenolet në portokaj me sukses mund të shërojnë, e madje edhe t'i pakësojnë inflamacionet me viruse. Liron nga kapsllëku - portokajtë janë përplot me fibra dietale që e stimulojnë sistemin tretës dhe lirojnë nga kapsllëku.

(Kosova Sot Online)