Hudhra, mbrojtësi i shëndetit tonë

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 14:58
Hudhra, mbrojtësi i shëndetit tonë

Megjithëse ka një aromë paksa pikante dhe të pakëndshme, hudhra me shekuj të tërë përdoret në ushqim falë substancave të saj ushqyese dhe shëruese. Kultura indiane dhe ajo kineze hudhrën me shekuj e përdorin në kuzhinë dhe në mjekësi. Hudhra përmban shumë substance aktive, prej të cilave shumica njihen për vetitë e tyre shëruese për trupin e njeriut. Mu për këtë arsye, hudhra ka arritur lart në listën e ushqimeve super të shëndetshme. Ekzistojnë edhe shumë indikacoine se hudhra ndihmon në shërimin e kancerit.

Hulumtimet kanë vërtetuar se hudhra luan rol aktiv në parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit dhe atë të mushkërive. Arsyeja është se hudhra parandalon grumbullimin e qelizave të kancerit. Nevojiten të bëhen edhe disa hulumtime shtesë, në mënyrë që këto veti shëruese të vërtetohen përfundimisht. Hulumtimet e shumta kanë vërtetuar se hudhra me sukses zvogëlon kolesterolin, parandalon formimin e droçkave në gjak dhe ndihmon në largimin e yndyrave të grumbulluara nëpër muret e arterieve. Konsumimi i hudhrës ka efekt pozitiv në sistemin imun. Studimet kanë treguar se hudhra kontrollon bakteret dhe viruset, prandaj sugjerohet ta konsumoni në kohën e viruseve dhe gripit.

(Kosova Sot Online)