Lexoni edhe:
Kjo është këshilla e ekspertëve për të gjithë ata që zgjohen me alarm në mëngjes
Fasulja, sarma, lakër e ëmbël me mish, janë ushqimet më të shpeshta në tryezë gjatë stinës së dimrit. Edhe pse janë ushqime ideale, të cilat ngrohin, janë të dëmshme për lukthin, sidomos për ata që vuajnë nga problemet me tretjen. Ekzistojnë disa preparate për këtë gjendje aspak të këndshme e si ndihmë e parë ju vijnë "ilaçet" që i keni në kuzhinë .
ORIZI
Hani një lugë oriz të vogël të papërpunuar. Ai ekuilibron thartirën tepricë, e lehtësimin do ta ndjeni pas 15 minutave.
Kjo është këshilla e ekspertëve për të gjithë ata që zgjohen me alarm në mëngjesLexoni edhe:
XHENXHEFILI
Xhenxhefili i freskët ndikon dyfish ndaj të djegurave në gjoks, urthit. Xhenxhefilin mund ta shtoni si erëz, të pini çaj prej tij apo ta konsumoni të freskët. Çaji nga xhenxhefili përgatitet, duke hedhur një lugë xhenxhefil të freskët në gotën me ujë të vluar.
SODË BIKARBONI
Mbushni dy gota me ujë të ftohtë. Njëra le të jetë plot e tjetra në gjysmë, të cilës i keni shtuar sodën, e përzieni dhe e pini. Gotën tjetër e pini për ta neutralizuar shijen e sodës.
ÇAJ BIMOR
Çaji nga kamomili dhe menta në mënyrë efikase neutralizojnë të djegurat në gjoks, urthin. Menta është efikase në largimin e të djegurave, sepse ndihmon në tretje dhe zbut dhimbjet në stomak.
(Kosova Sot Online)