Ilaçi i vjetër popullor kundër kollës

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 15:36
Ilaçi i vjetër popullor kundër kollës

Kombinimi i mjaltit dhe qepës qëmoti njihet si një ndër ilaçet më efikase kundër kollës. Përparësia e këtyre përbërësve shërues është se mund t'i keni në dispozicion në secilën stinë të vitit, e ka shumë gjasa që gjithmonë t'i keni edhe në kuzhinën tuaj. Po ashtu, kur t'i përgatitni preparatet e këtyre përbërësve, do të jeni të vetëdijshëm për atë që jeni duke përgatitur në krahasim me shurupet e blera, të cilat jo rrallëherë janë të mbushur me konzervans, ngjyra dhe aroma artificiale.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR PËRGATITJEN E RECETËS KUNDËR KOLLËS:

• 1 qepë; • 2-3 lugë të mëdha mjaltë. Përgatitja dhe konsumimi i recetës: Që në fillim, duhet të zgjidhni një qepë të shëndoshë, të madhësisë mesatare. Qepën e qëroni dhe e ndani në disa pjesë, por tej përtej. Në këtë mënyrë të përgatitur, qepën e futni në një enë paksa më të thellë dhe e mbuloni apo e përzieni me mjaltë. Më pas enën e mbuloni dhe e lini gjatë gjithë natës që të qëndrojë në temperaturë të dhomës. Të nesërmen në mëngjes, masën e fituar mund ta përdorni për një ditë të vetme, jo më gjatë. Merrni nga një lugë të masës së përgatitur pothuajse në çdo dy orë, por nëse keni kollë të shpeshtë atëherë mund ta konsumoni edhe më shpesh. Pasi ta keni përfunduar gjithë masën, pas një periudhe të shkurtë kohore me siguri se do ta ndjeni lehtësimin, do të merrni frymë më thellë dhe shumë shpejt do të filloni ta ndjeni përmirësimin. 

(Kosova Sot Online)