2 ilaçe natyrale kundër gripit dhe ftohjes

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 12:01
 2 ilaçe natyrale kundër gripit dhe ftohjes

Nëse nuk ia keni dale t'i shpëtoni ftohjes, ju sugjerojmë të provoni dy receta popullore, që i ndihmojnë organizmit tuaj të mbrohet prej sëmundjeve Pija e erëzuar nga molla 1 lugë kripë, 1 lugë të madhe uthull të mollës, 3 lugë mjaltë, 1 gotë të ngrohtë ujë Krejt përbërësit i tretni në ujin e ngrohtë dhe kënaquni në këtë pije të fortë, e cila pastron sinuset dhe ndihmon të hiqni kollën.

Pija nga hudhra Hudhra është plot me vitamina C, minerale natyrale dhe antioksidues, që në mënyrë të përsosur ndihmojnë kundër ftohjes. Hudhrën mund ta hani me bukë të thekur, por më mire nëse në organizëm e sillni përmes pijeve. Imtësoni dy hudhra dhe i hidhni në një gotë me ujë të vakët. Ta konsumoni në mëngjes e më pas ta përsërisni çdo 4 orë.

(Kosova Sot Online)