Xhenxhefili dhe limoni kundër migrenës

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 10:54
Xhenxhefili dhe limoni kundër migrenës

Për të gjithë ata që vuajnë nga migrena, ua sjellim një recetë për përgatitjen e çajit nga xhenxhefili dhe limoni, i cili çaj i zbutë dhembjet dhe, në të njëjtën kohë, rrallon sulmet e ardhshme të migrenës. Përpos që mund të zbutë kokëdhembjen pulsative, xhenxhefili është efikas edhe për largimin e mundimit (ndjenjës për të vjellë), i cili zakonisht paraqitet krahas migrenës.

Përgatitja

Një lugë të vogël të xhenxhefilit të thatë pluhur të përvëlohet me 2,5 dl ujë të valë. Të lihet që të ftohet pak, të shtohet lëngu i gjysmës së limonit dhe të pihet derisa është ende i vakët. Çajin nga xhenxhefili dhe limoni duhet pirë disa ditë (3-4 filxhanë në ditë), e është mirë që ai të pihet edhe kur simptomat e migrenës nuk janë të theksuara, në mënyrë që sulmi i ardhshëm i migrenës, të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)