Dobitë e mëlmesës kjuri

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 09:46
Dobitë e mëlmesës kjuri

Njëra ndër mëlmesat më të preferuara në kuzhinën aziatike, kjuri (curry) është duke u përdorë gjithnjë e më shpesh edhe te ne. Me shijen e tij karakteristike, që vjen nga përzierja e më shumë se 10 mëlmesave të tjera, kjuri është edhe ilaç. Më së shpeshti përdoret për përgatitjen e mishit, apo perimeve. Meqë kjuri paraqet përzierje disa mëlmesave, atëherë ai mund të blihet në përqindje të ndryshme, si i butë, djegës dhe tepër djegës.

Sikur edhe mëlmesat e tjera me shije të fortë, kjuri përmirëson tretjen e ushqimit, qarkullimin e gjakut, e forcon imunitetin dhe zbutë dhembjen. Sidomos theksohet rëndësia e tij në mbrojtjen e qelizave nervore, e shumë mjekë thonë se ai shkatërron edhe qelizat e kancerit. Në Indi, ku kjo mëlmesë përdoret në baza ditore, ka një numër më të vogël të njerëzve të sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit. Kjuri sidomos përshtatet mirë me mish të pulës dhe me oriz.

(Kosova Sot Online)