Tri mënyra të pabesueshme si ta përdorni limonin

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 14:47
Tri mënyra të pabesueshme si ta përdorni limonin

Limonin më së shumti e përdorim gjatë muajve të dimrit si burim për vitamina C, me çaj por edhe si limonadë freskuese. Në vijim ju paraqesim edhe disa dobi të limonit.

PASTRON ORGANIZMIN

Një gotë me ujë të ngrohtë me lëng limoni në mëngjes në lukth të zbraztë ndikon si detoksues në organizmin tuaj.

NDIHMON TRETJEN

Uji me limon e "zgjon" mëlçinë tonë, organin më të madh të brendshëm që ndryshe quhet edhe "fabrikë kimike". Në mëlçi sintetizohet vreri, grumbullohet në kanale e më pas me ujin nga lukthi depërton nëpër zorrë.

KUNDËR PLAKJES

Uji me lëng limoni pakëson prodhimin e radikalëve të lirë, të cilët janë përgjegjës për plakjen dhe dëmtimin e lëkurës. Pini ujë me limon pasi që përmban antioksidues dhe ju ndihmon ta ruani dukjen rinore. Në një enë me pak ujë shtrydhni lëng limon edhe e shpëlani fytyrën tuaj, në mëngjes dhe në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)