Top 6 ushqimet që ju bëjnë të lumtur

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 11:46
Top 6 ushqimet që ju bëjnë të lumtur

A po ndiheni thuajse nuk keni vullnet e as disponim? Kjo ndodh për faktin se ju mungon dopamina, lloj i neurotranbsmetue sit. Mungesa e saj shkakton mungesë vullneti dhe disponimi, vështirësi në përqendrim, pagjumësi, ankthe. Duke konsumuar ushqimet e pasura me dopaminë, lehtë do të ndryshoni gjendjen në të mir

BAJAMET

Të gjitha llojet e artikujve me lëvore të fortë ndikojnë në shtimin e nivelit të dopaminës, por bajamet konsiderohen si më të mirat për këtë qëllim. Bajamet përmbajnë fenilalanine, një aminoacid esencial, i nevojshëm për prodhimin e dopaminës. Po ashtu, bajamet posedojnë shumë fibra dhe yndyra të mira, që janë të rëndësishme për trurin dhe shëndetin në përgjithësi.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Për t'u liruar nga stresi apo për ta ngritur nivelin e disponimit të keq, hani çokollatë. Çokollata përmban fenilalanine, një aminoacid ky që luan rol të rëndësishëm në prodhimin e dopaminës. Kërkoni për çokollatën e zezë me më shumë se 85 për qind kakao. Herën tjetër kur ndiheni pa vullnet, hani çokollatë të zezë, por mos e teproni, sepse mund të shkaktoni telashe tjera shëndetësore.

MOLLËT

Kuercetina, një antioksidues i gjetur në mollë, promovon shëndetin e trurit. Studimet kanë treguar se kuercetina parandalon sëmundjet neurodegjeneruese si dhe stimulon dopaminën. Në shkëmbim kjo ju bën të ndiheni të lumtur. Një tjetër antioksidues, polifenolet, po ashtu mbron qelizat e dopaminës nga dëmtimet. A po ndiheni thuajse nuk keni vullnet e as disponim? Kjo ndodh për faktin se ju mungon dopamina, lloj i neurotranbsmetue sit. Mungesa e saj shkakton mungesë vullneti dhe disponimi, vështirësi në përqendrim, pagjumësi, ankthe. Duke konsumuar ushqimet e pasura me dopaminë, lehtë do të ndryshoni gjendjen në të mirë.

BANANET

Bananet janë një burim i shkëlqyeshëm i tirozinës, një lloj aminoacidi ky që ndihmon në rregullimin e nivelit të dopaminës. Kjo ju bën të ndiheni të lumtur si dhe përmirëson kujtesën. Bananet po ashtu përmbajnë shumë nutriente, janë të dobishme për zemër dhe qëndrueshmërinë e muskujve.

VEZËT

Përplot me aminoacide, vezët ndihmojnë në prodhimin e dopaminës dhe stimulojnë metabolizmin. Feilalanina është një nga nëntë aminoacidet në banane q luan rol kyç në prodhimin e dopaminës. Plus, vezët janë disa nga ushqimet e pakta që kanë vitamina D.

DREDHËZAT

Dredhëzat janë një burim pasur me vitamina C, që është mjaft e rëndësishme për shëndetin e trurit. Kjo vitaminë në veçanti lufton radikalët e lirë në tru. Plus, dredhëzat janë të pasura me substanca, të cilat i mbrojnë neuronet nga dëmtimet.

(Kosova Sot Online)