Kurrë nuk jeni tepër i ri për të pësuar sulm në tru, ja disa nga simptomat

  • A.P /
  • 07 qershor 2021 - 15:33
Kurrë nuk jeni tepër i ri për të pësuar sulm në tru, ja disa nga simptomat

Shumica e sulmeve në tru ndodhin rreth moshës 65 vjeçe dhe më vonë, por rreth 10 për qind e sulmeve ndodhin në moshën më të re se 45 vjeçe, e më shpesh ju ndodh femrave sesa meshkujve. Arsye për sulm te të dy gjinitë janë duhani, alkooli, kolesteroli dhe diabeti.

NDIENI PLOGËSHTIM APO DRIDHJE NË NJËRËN ANË TË TRUPIT

Humbja e befasishme e forcës ose ndjenja e mpirjes në njërën anë të trupit, sidomos në dorë apo këmbë, është simptomë e sulmit në tru. Mundet t'ju mpihet edhe njëra anë e fytyrës.

KENI PROBLEME NË TË FOLUR

Kjo simptomë lajmërohet në disa forma. Ju keni problem në të folur, ndërsa që ajo që thoni nuk mund të jetë e kuptueshme. Ka gjasa që të keni telashe të kuptoni atë që e thonë të tjerët.

DHIMBJE SERIOZE TË KOKËS

Kokëdhimbjet e rënda shfaqen te sulmet në tru me rastin e hemorragjisë, që ndodhin me rastin e krijimit të mpiksjeve të gjakut apo në rast të pëlcitjes së venave në tru.

KENI HUMBUR NJË PJESË TË SHIKIMIT

Sikurse plogështimi, mpirja e fytyrës në njërën anë, edhe shikimi dobësohet. Por, në vend se të humbni të parit në njërin, humbni dhe ju dobësohet të parët në të dy sytë. 

(Kosova Sot Online)