Përzieni uthullën dhe rrikën dhe prisni pesë ditë: Ky ilaç do t'ju shpëtojë

  • A.P /
  • 11 qershor 2021 - 15:55
Përzieni uthullën dhe rrikën dhe prisni pesë ditë: Ky ilaç do t'ju shpëtojë

Harroni ilaçet farmaceutike, sepse dy përbërës natyralë, shumë të lirë, zgjidhin telashe më të forta me sinuset dhe dhimbjet e kokës. Që në erërat e para të forta dhe ditët e ftohta ju kthehen mundimet të gjithë atyre që vuajnë me sinuset. Dhimbjet e kokës janë përcjellës i obligueshëm i sinuseve, e nuk ndihmojnë aq ilaçet më të forta. Për këtë arsye, më mirë përcaktohuni për metoda natyrale për zbutjen e dhimbjeve. Aleat i mirë në këtë luftë është - rrika e fortë pikante.

PËRGATITJA E ILAÇIT:

Sugjerohet që rrikën freskët ta gërryeni dhe ta përzieni me uthull të verës, e më pas ta vendosni në shishen prej gjysmë litre dhe ta mbyllni. Përgatitjen ta mbani dhjetë ditë në temperaturë të dhomës, duke e përzier kohë pas kohe. Kur të ketë kaluar ky afat, disa herë gjatë ditës duke hequr kapakun thithni aromën për pesë minuta. Me të njëjtin lëng, lagni një peshqir dhe e vendosni mbi ballë ose në qafë. Terapia zgjat pesë ditë, që mjafton për të hequr dhimbjet me ndihmën e rrikës pikante.

(Kosova Sot Online)