
Receta për ilaçin më të mirë natyral kundër gripit

Gripi ka arritur, kurse koha ndikon në përhapjen e tij. Është vendimtare që ta ruajmë shëndetin në kushte të tilla dhe kemi nevojë për sistem të fortë imun, ndërkaq receta që po ua sjellim është shumë efektive edhe atëherë kur ju sulmon gripi. Lëngu ndoshta nuk është më i shijshmi në botë, por pasi ta keni konsumuar ndiheni sikur dikush ju ka dhënë bombën më të fortë energjike, ndërsa që organizmi juaj mbrojtës do të fitojë një armë të re kundër viruseve. Përgatiteni sasinë, vendoseni në frigorifer, pini nga një gotë në ditë dhe do të ndiheni të rinj.
ILAÇI NATYRAL KUNDËR GRIPIT - RECETA:
3 gota lëng të shtrydhur nga portokalli i freskët 1/3 e gotës lëng limoni 2 lugë mjaltë 4 hudhra 1/2 e lugës kurkumë 1/2 e lugës piper të specave pikantë 2 lugë xhenxhefil të gërryer. Përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni lëngun, të cilin detyrimisht duhet ta mbani në frigorife.
'Hjekat e babes' kënga më e re nga Kushtrim Dobra
Këngëtari i njohur Kushtrim Dobra, ka vendosur që në këngën e re ta trajtoj një temë shumë emocionale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Hjekat e babes", mban titullin kënga më e re, e cila ka marr shumë komente pozitive nga dashamirët e muzikës.
Ashtu si ka thënë edhe vetë Dobra: Baballaret e kanë meritu ketë këngë.
Prandaj për të gjithë ata që nuk kanë pasur rastin ta dëgjojnë këtë këngë, ne ua sjellim në vijim: "Hjekat e babes" nga Kushtrim Dobra.
'Hajde knojmë n'lahutë malesisë' kënga më e re nga Nazife Bunjaku
Këngëtarja e mirënjojur Nazife Bunjaku, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Hajde knojmë n'lahutë malesisë", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e cila si përherë vjen e interpretuar shkëlqyer nga Nazife Bunjaku.
"Ju që e vlerësoni kangen e bukur shqipe ju uroj dëgjim të këndshëm e fundjavë të mbarë", ka theksuar Bunjaku.
Premierë: "Hajde knojmë n'lahutë malesisë" nga Nazife Bunjaku
Shqipe Kastrati vjen me kolazh të këngëve popullore
Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online".
Për dashamirët e muzikës së saj, këngëtarja ka përzgjedhur një kolazh të këngëve të bukura popullore.
Për ju, për ne, për të gjithë: Shqipe Kastrati "Kolazh".
????? ????????? ? ?????? ?? ?????? ?????? ??̈ ???????̈? ???????/??????? ?????
(Kosova Sot Online)