Uthulla e mollës -arma e vërtetuar në luftën kundër artritit dhe dhimbjeve në nyja

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 14:57
Uthulla e mollës -arma e vërtetuar në luftën kundër artritit dhe dhimbjeve në nyja

Dhimbjet në nyja nuk janë aspak të këndshme, ju pengon në kryerjen e shumë obligimeve. Te disa njerëz shfaqen pas një dite të lodhshme dhe kalon pasi të pushojnë. Por, ky lloj i dhimbjes mund të ketë karakter kronik, për shembull, artriti. Mënyra më e mirë e pakësimit të dhimbjeve dhe simptomave të artritit, është ndryshimi mënyrës së jetesës, përfshirë edhe ushqimin. Po ashtu, mund t'i ktheheni mjekësisë popullore, e një prej tyre është uthulla e mollës.

BANJA

Përzieni 1 gotë uthull të mollës me 6 gota ujë dhe me të lyeni duart ose këmbët. Nëse keni dhimbje në hapësirat e qafës apo pjesë tjetër të trupit, vendosni kompresë në vendet ku ndjeni dhimbje.

FËRKIMI

Përzieni 2 lugë të mëdha uthull molle me 1 lugë vaj ulliri, i përzieni mirë dhe me këtë përzierje fërkoni nyjat ku ndjeni dhimbje. Kjo ndihmon shumë dhe lehtëson dhimbjet.

LËNGU SHËRUES

Tretni 3 lugë të uthullës së mollës në 300 ml ujë, apo cilindo lëng të pemëve. Konsumoni këtë lëng 3 herë në ditë, para shujtave. Uthulla e mollës është armë e vërtetuar në luftën kundër dhimbjeve në nyja, e midis të tjerash, është antioksidues, që ndihmon në pastrimin e organizmit nga helmet.

(Kosova Sot Online)