Mungesa e gjumit, e dëmshme për veshka

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 11:46
Mungesa e gjumit, e dëmshme për veshka

Një studim i ri amerikan thotë se gjumi joadekuat, respektivisht mungesa e tij, lidhen me një rrezik më të madh për dobësimin e funksionimit të veshkave. Shkencëtarët nga Spitali "Brigham and Women's Hospital" në Boston, kanë përdorur të dhënat e mbledhura gjatë 11 viteve te rreth 4200 femra.

Pjesëmarrëset në studim, të cilat kishin fjetur më pak se pesë orë, ishin për 65% më të rrezikuara nga dobësimi më i shpejtë i funksionit të veshkave. Në fazën tjetër të studimit, shkencëtarët do të përpiqen që të konstatojnë se a mundet zgjatja e gjumit ta përmirësojë funksionimin e veshkave. Studimet e mëparshme tanimë kanë lidhur mungesën e gjumit me rrezikun për paraqitjen e hipertensionit dhe diabetit, gjendje të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave.

(Kosova Sot Online)