Zbulimi i ri për perimet me gjethe të gjelbër

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 14:41
Zbulimi i ri për perimet me gjethe të gjelbër

Zbulimi, i publikuar në revistën "Nature Chemical Biology", e hap mundësinë për zhvillimin e llojeve tjerë të antibiotikut. Ekspertët kanë zbuluar se një lloj i thjeshtë i sheqerit i zbuluar në perimet me gjethe të gjelbër, ushqen bakteret e mira që gjenden në zorrë dhe ndikon në përmirësimin e punës së florës së zorrëve dhe sistemit tretës, njëkohësisht duke bllokuar efektin e baktereve të dëmshme, që e hap rrugën për zhvillimin e llojeve të reja të antibiotikut.

Bëhet fjalë për glukozën "6-sulfonat" (SQ), molekula që përmban mineralin squfur, një nutrient ky shumë i rëndësishëm dhe përbërës natyral i qelizave të trupit, që është i rëndësishëm në ekuilibrin e hormoneve. Të gjitha llojet e perimeve të gjelbra prodhojnë "SQ", duke e mundësuar në këtë mënyrë fotosintezën, e ajo që ka edhe më shumë rëndësi është prania e glukozës "6-sulfonat". Tash e 50 vjet ekspertët e dinë se "SQ" gjendet në spinaq, brokol, lakër jeshile dhe perimet e tjera me gjethe të gjelbër. Marrë parasysh se edhe bakteret e dëmshme, si salmonella, e cila metabolizon këto lloj të sheqerit, ekspertët theksojnë se kuptimet bazë për glukozën "6-sulfonat", do të mund të zhvillojnë antibiotikët e rinj që tërheqin lloje të ndryshme të baktereve patogjene dhe të fillojnë t'i shkatërrojnë më mirë sesa që kanë bërë ilaçet e deritanishme. 

(Kosova Sot Online)