Lëngu nga tre përbërës heq dhjamin nga stomaku

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 14:44
Lëngu nga tre përbërës heq dhjamin nga stomaku

Nëse e keni për qëllim që përfundimisht të humbni në peshë dhe të hiqni dorë nga shtresat dhjamore, provoni një lëng të thjeshtë e të shëndetshëm. Krejt çfarë ju nevojitet që të hiqni qafe dhjamin nga beli janë një lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe një gotë lëng të freskët nga grejpfruti. Të gjitha së bashku i vendosni në blender dhe i përzieni mirë.

Lëngun ta konsumoni para drekës ose darkës për shtatë ditë rresht, e më pas duhet të ndaloni dhe të bëni një pauzë prej shtatë ditëve. Nëse është e nevojshme, tretmanin mund ta përsëritni. Nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i grejpfrutit, mund ta zëvendësoni me lëngun e freskët të shtrydhur nga portokalli. Në fakt, kjo pije largon dhjamin dhe yndyrën shtesë, si dhe ujin nga organizmi. Njëkohësisht, ky lëng përmirëson funksionimin e trurit, shikimin dhe kujtesën.

(Kosova Sot Online)