
Lexoni edhe:
Motrat Braha në top formë, po e shijojnë fundjavën së bashku
E përdorni sipas dëshirës dhe nevojës, kurdo qoftë dhe kur të dëshironi, sepse nuk ka efekte të dëmshme anësore. Preparati është përgatitur shekuj më parë në hapësirat ballkanike dhe është ilaç i fortë për shërimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, e sidomos kollës dhe simptomave tjera të ftohjes dhe gripit.
PËR NJË KAVANOZ PREJ 800 ML TË KËTIJ PREPARATI, JU NEVOJITEN:
- 15 deri 20 degë të vogla të pishës së re, që shfaqen në maja; - 1 limon të madh, sipas mundësisë me lëvore të hollë, i pastruar mirë dhe i prerë në rriska të holla; - rreth 500 gramë mjaltë, më së miri të livadhit ose bagremit.
Motrat Braha në top formë, po e shijojnë fundjavën së bashkuLexoni edhe:
PËRGATITJA:
Përbërësit e përmendur i radhisni në kavanoz, njërin pas tjetrit - degët e pishës, limonin, mjaltin dhe kështu derisa të keni shpenzuar të gjithë përbërësit, përkatësisht derisa ta mbushni kavanozin. E mbyllni mirë dhe e lini në një vend me dritë e të ngrohtë, ku duhet të qëndrojë për rreth 40 ditë, më së miri në dritare. Kohë pas kohe e ktheni kavanozin në krah dhe përmbys, në mënyrë që përbërësit të përzihen. Pas 40 ditësh lëngun e kulloni, hidhni pjesët e limonit dhe të degës, ndërsa që e ruani në frigorifer. E përdorni sipas dëshirës apo nevojës.
(Kosova Sot Online)