A mundet të shërohet kandida përmes ushqimeve?

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 10:57
A mundet të shërohet kandida përmes ushqimeve?

Kërpudhat, midis tyre është edhe kandida, konsiderohen si banor në organizmin e njeriut, përkatësisht qëndrojnë në "florën fiziologjike" të tij. Problemet shfaqen në momentin kur prishet ekuilibri dhe përhapja e kërpudhave në organizëm. Është vërtetuar se infeksioni vagjinal me kërpudhat "Candidae albicans" mund të shfaqet edhe shkaku i mungesës së hekurit, zinkut, acidit folik dhe i vitaminave B12. Shërimi nënkupton ilaçet, por praktika ka vërtetuar se në mënyrë efikase mund të shfaqet edhe me disa ushqime.

Hudhra, kanella dhe origano janë treguar si artikuj efikas në luftën kundër kandidës. Artikujt e përmendur duhet t'i konsumoni për ditë. Për shembull, hudhra do të ketë efekt më të forte nëse e hani të freskët se sa nëpër gjellë. Nutricistët sugjerojnë ta hani një hudhër në ditë. Kanellën mund ta vendosni në kafe, çaj, do të ketë efekt të dyfishtë, përmirëson shijen dhe shkatërron kandidën. Origano është ideale jo vetëm si shtesë në pica, por se në mënyrë të hatashme përshtatet edhe me mish.

(Kosova Sot Online)