5 arsye të mira për t'i konsumuar më shpesh trangujt turshi

  • E.K /
  • 08 dhjetor 2021 - 11:34
5 arsye të mira për t'i konsumuar më shpesh trangujt turshi

Trangujt turshi përmbajnë sasi të madhe të ujit, proteina, shumë pak yndyrë dhe fibra ushqyese. Po ashtu, trangujt janë burim për hekur, kalium, natrium dhe fosfor. Vitamina C, A, B-6, B-12.

1. Janë antioksidues i fortë - mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, kemikate jostabile këto që dëmtojnë qelizat në organizmin tonë.

2. Probiotik i shkëlqyeshëm - ekuilibrojnë tretjen dhe përshpejtojnë krijimin e baktereve të mira që janë pjesë kyçe e tretjes së shëndetshme.

3. Ruajnë mëlçinë - pos se përmirësojnë tretjen, trangujt turshi mbrojnë edhe mëlçinë dhe i ndihmojnë në filtrimin e helmeve nga organizmi.

4. Parandalojnë të thatin në lukth - I thati është plagë e brendshme në murin e lukthit, përkatësisht dëmtimi i membranës shkaktuar nga acidet. Trangujt turshi e mbrojnë lukthin dhe parandalojnë shfaqjen e të thatit.

5. Ndihmojnë te diabeti Studimet kanë treguar se si trangujt turshi stbilizojnë nivelin e hemoglobinës - proteinë në qelizat e gjakut në zorrë që transmetojnë oksigjenin.

(Kosova Sot Online)