Lexoni edhe:
Këto janë sekretet më të mëdha të çdo shenje të horoskopit
Nëse jeni në pikëpytje se si ta kaloni të shtunën mbrëma, kur orari i kufizimit nuk ju lejon ende plotësisht të dilni me miqtë tuaj dhe të kaloni disa orë të mira me muzikë, ne ju sjellim një sugjerim tjetër. Mund të shijoni disa gota vere me njeriun e zemrës, mikeshën tuaj apo dhe vetëm. Kjo jo vetëm që do ju bëjë të çliroheni për disa orë nga gjithë ngarkesa e javës, por do të sjellë edhe të mira në shëndetin tuaj. Më poshtë ju sjellim 5 arsyet kryesore pse konsumimi i verës mund të vlejë më shumë se çdo gjë tjetër sipas ‘Cosmopolitan’:
Mund të parandalojë bakteret të hyjnë në trupin tuaj.
Në një studim të vitit 2014 të botuar në ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’, studiuesit zbuluan se vera e kuqe (edhe lloji jo-alkoolik) vriste më shumë baktere se sa alkooli.
Këto janë sekretet më të mëdha të çdo shenje të horoskopitLexoni edhe:
Mund të mbajë nën kontroll alergjitë tuaja.
Në një përmbledhje të kohëve të fundit të gati 80 studimeve të botuara në revistën ‘Diseases’, studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, antioksidant që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë alergjinë dhe simptomat e astmës.
Mund të vonojë fillimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.
Në një studim nga 2017, studiuesit shtuan metabolitët e një organizmi që kishte konsumuar verë, rezultatet ishin interesante dhe dolën në përfundimin se mund të vonojë fillimin e sëmundjeve si Parkinson dhe Alzheimer.
Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.
Konsumimi i 2 deri në 7 gotave verë në javë mund të zvogëlojë shanset tuaja për të zhvilluar çrregullimet psikoligjike, si depresioni sipas një studimi të vitit 2013 të botuar në revistën ‘BMC Medicine’.
Mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, nëse keni diabet të tipit 2.
Në një studim të vitit 2015 të botuar në revistën ‘Annals of Internal Medicine’, shkencëtarët caktuan 224 pacientë me diabet tip 2 në njërin nga tre grupet. Grupi i parë u udhëzua të pinte 147 ml verë të kuqe me darkë çdo natë për dy vjet. I dyti duhej të pinte 147 ml verë të bardhë.
Grupi i fundit piu ujë mineral. Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se vera kishte kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa uji. Grupi i verës së kuqe përmirësoi gjithashtu nivelet e kolesterolit.
(Kosova Sot Online)