
Ja kur mund të diagnostikohet kanceri i prostatës

Skaneri i kancerit të prostatës mund të jetë i mundur në pesë vitet e ardhshme, sipas një eksperti të njohur në Britani. Profesori Ros Eles, nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin tha se përparimet në gjenetikë dhe imazheri mund ta bëjnë të mundur.
Të paktë 50.000 njerëz diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit në Britani dhe 12.000 nuk arrijnë ta mposhtin. Ndonëse është një nga llojet më të zakonshme, nuk ka një ekuivalent për konstatimin e tij si në rastin e mamografisë që përdoret për të zbuluar kancerin e gjirit.
Ndërtimi i një skaneri të tillë funksional ka paraqitur një sfidë të vërtetë për shkencëtarët. Deri më tani ka një analizë gjaku që kontrollon nivelin e një antigjeni specifik të prostatës, por nuk është shumë i rekomandueshëm.
Kanceri i prostatës ka si tendencë të rritet ngadalë dhe prek meshkujt në moshë të madhe. Ndonëse mund të jetë fatal për disa, për të tjerë mund të qëndrojë për kohë të gjatë në trupin e tyre duke larguar nga pak vitet e jetës.
(Kosova Sot Online)