Lëng domatesh në mëngjes

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 09:32
Lëng domatesh në mëngjes

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja.

Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar.

Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat.

Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.


(Kosova Sot Online)