
Lexoni edhe:
Forcojeni sistemin imun dhe largojeni mukozën nga mushkëritë me një gotë të këtij lëngut
Dermatiti i kontaktit është një skuqje e lëkurës apo kruarje e saj e shkaktuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me një substancë ose një reaksion alergjik ndaj saj. Skuqja nuk është ngjitëse ose e rrezikshme për jetën, por mund të jetë shumë e parehatshme.
Shumë substanca mund të shkaktojnë reagime të tilla, përfshirë sapunët, produktet kozmetike, aromat, bizhuteritë, bimët e madje edhe tatuazhet.
Për të trajtuar me sukses dermatitin e kontaktit, duhet të identifikoni dhe shmangni shkakun. Nëse mund të shmangni substancën shkaktuese, skuqja zakonisht largohet për dy deri në katër javë. Mund të provoni të qetësoni lëkurën tuaj me kompresa të freskëta, të lagura, kremra kundër kruajtjes dhe hapa të tjerë të vetëkujdesit.
Simptomat
Dermatiti i kontaktit zakonisht ndodh në zonat e trupit tuaj që janë ekspozuara drejtpërdrejt ndaj substancës që shkakton reagimin.
Shenjat dhe simptomat e dermatitit të kontaktit përfshijnë:
- Suqje e lëkurës
- Kruarje, e cila mund të jetë e theksuar
- Lëkurë e thatë, e çarë, me luspa
- Gunga dhe flluska, ndonjëherë me rrjedhje dhe kore
- Ënjtje, djegie ose ndjeshmëri e lëkurës
Kur të shkoni te mjeku
Shkoni te mjeku nëse:
- Skuqja ndikon në cilësinë e jetës
- Skuqja është e papritur e dhimbshme, e rëndë ose përhapet
- Ju jeni në siklet nga mënyra se si duket lëkura juaj
- Skuqja nuk përmirësohet brenda tre javësh
- Skuqja prek fytyrën ose organet gjenitale
Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse:
- Ju mendoni se lëkura juaj është e infektuar (keni ethe dhe qelb që rrjedh nga flluskat)
- Mushkëritë, sytë ose kanalet e hundës ju dhembin dhe i keni të përflakura.
- Ju mendoni se skuqja ka dëmtuar mukozën e gojës dhe traktin tretës.
Shkaqet
Dermatiti i kontaktit shkaktohet nga një substancë që ju irriton lëkurën ose ju bën reaksion alergjik. Substanca mund të jetë një nga mijëra alergenë dhe irritues të njohur.
Irrituesit e zakonshëm përfshijnë:
- Tretës kimikë
- Fërkim alkooli
- Zbardhues dhe detergjentë
- Shampo
- Substanca të tilla si tallash ose pluhur leshi
- Bimët
- Plehrat dhe pesticidet
(Kosova Sot Online)