Leblebitë shkrijnë kilet e tepërta

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 12:05
Leblebitë shkrijnë kilet e tepërta

Kokrra e leblebisë është e vogël, por hairin e ka të madh. Përpos që janë të pasura me hekur, leblebitë përmbajnë edhe fibra, të cilat na mbajnë të ngopur një kohë më të gjatë. Te ne më së shumti përdoret si ushqim grimcues, edhe pse nuk do të duhej të ishte kështu. Leblebitë janë burim natyror i hekurit. Edhe si të ziera, ato përmbajnë më shumë hekur sesa sasia e njëjtë e mishit.

Leblebitë janë të pasura edhe me kalcium, aminoacide dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, ato ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Janë të pasura me proteina e, meqë përmbajnë fibra, na mbajnë të ngopur një kohë më të gjatë. Zhytni leblebitë në ujë, që të qëndrojnë gjatë natës. Zieni 1.5 orë, ruajeni ujin ku i keni zier ato, e në bluarës bluani leblebitë, hudhrën, kripën dhe shtojeni më pas ngadalë tretësirën. Përdoret si salcë.

(Kosova Sot Online)