Në vend të ilaçeve, hani banane

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 11:04
Në vend të ilaçeve, hani banane

Bananet përmbajnë shumë fibra dhe lloje të ndryshme të sheqerit, shumë më tepër se secila pemë tjetër. Ja për çfarë preferohen bananet.

ULIN SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT

Mungesa e kaliumit dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të ketë pasoja negative për trupin e njeriu, sidomos në shtypjen e gjakut. Një banane përmban 460 mg kalium e 1 mg natrium. Pra, nevojitet ta hani një banane në mëngjes dhe kështu ta mbani normal shtypjen e gjakut.

KUNDËR DEPRESIONIT

Bananet po ashtu ndihmojnë te depresioni shkaku i pranisë së triptofanit që nxit sekretimin e hormoneve të lumturisë - serotoninës. Krejt çfarë ju nevojitet që ta përmirësoni disponimin për disa minuta është të hani banane. Do të qetësoheni.

KUNDËR STRESIT

Stresi mund ta ulë nivelin e kaliumit, e kjo mundet negativisht të ndikojë në metabolizëm. Marrë parasysh se bananet na furnizojnë me kalium, në situata stresuese janë më se të dëshirueshme. Kaliumi përshpejton tretjen, rregullon sasinë e ujit në trup dhe përmirëson punën e zemrës.

RREGULLON TRETJEN

Bananet përmbajnë shumë fibra ushqyese - materie që ndihmojnë në detoksim dhe përmirësojnë tretjen. Bananet po ashtu zvogëlojnë fryrjet, ndikojnë te kapsllëku dhe diarreja.

(Kosova Sot Online)