Disa arsye pse gjidhënëset duhet të meditojnë
Në jetën e përditshme, ndarja e disa minutave për meditim mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe besohet se është edhe më e rëndësishme për një nënë të re, e cila ushqen me gji fëmijën e saj.
Është vërtetuar se meditimi mund të ndihmojë në përmirësimin e furnizimit me qumësht te nënat që ushqehen me gji.
“Në fakt, një studim tregoi se një grup nënash gjidhënëse që meditonin rregullisht kishin një rritje mesatare të prodhimit të qumështit prej gati 500 për qind”, thuhet në postimin e Neha Dhupia.
Ai shtoi se derisa meditimi është diçka që duhet ta bëjnë të gjithë, është edhe më e rëndësishme për një nënë të re që kërkon mënyra për të përmirësuar furnizimin e saj me qumësht.
Këtu janë pesë arsye pse kjo mënyrë e lehtë dhe e përballueshme për të rritur laktozën tuaj mund të jetë e dobishme dhe do të duhen vetëm rreth 15 minuta në ditë.
* Mund të ndihmojë me shtimin e qumështit të gjirit.
* Meditimi mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e hormoneve tuaja.
* Do t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë emocionet tuaja.
* Dhe së fundi, mund ta bëjë pompimin e qumështit një përvojë të këndshme.
(Kosova Sot Online)
