
Ky zakon i përditshëm lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit

Qëndrimi gjatë ulur mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, sugjeron një studim i ri i drejtuar nga gjenetika.
Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, bazuar në ADN-në e tyre, kanë një rrezik 41% më të ulët për tu prekur nga kanceri invaziv të gjirit, sipas studiuesve.
Për këtë studim, studiuesit australianë kryen një analizë gjenetike të sofistikuar të afro 131,000 grave nga e gjithë bota, duke përfshirë gati 70,000 që ishin diagnostikuar me kancer invaziv të gjirit.
Hulumtimet e mëparshme kanë identifikuar variante gjenetike që janë të lidhura me predispozicionin e përgjithshëm të një personi që nuk kryen aktivitet fizik, që ushtrohet intenisvisht ose që qëndron ulur gjatë gjithë ditës.
Gratë më të reja, gjenet e të cilave zakonisht do t'i shtynin të ushtroheshin tre ose më shumë ditë në javë, duket se kanë një rrezik 38% më të ulët, për tu prekur nga kanceri i gjirit.
Nga ana tjetër, gratë e predispozuara gjenetikisht për të qenë sedentare kishin 77% më shumë gjasa për tu prekur nga kanceri i gjirit receptor-negativ hormonal.
Ka shumë mjete të ndryshme teorike me të cilat aktiviteti fizik mund të ndihmojë në shmangien e kancerit, thanë Lynch dhe Ligibel.
Për shembull, aktiviteti fizik ul nivelin e hormoneve seksuale që qarkullojnë si estrogjeni, të cilët “rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, veçanërisht te gratë pas menopauzës”, tha Lynch.
Ushtrimi gjithashtu shtyp inflamacionin, rrit sistemin imunitar dhe ul nivelet e insulinës dhe faktorët e tjerë të rritjes që lidhen me kancerin, tha Ligibel.
Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që të rriturit të kryejnë 150 deri në 300 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar ose 75 deri në 150 minuta aktivitet fizik intensiv çdo javë.
Jo vetëm që stërvitja mbron nga shumë lloje të ndryshme kanceri, por "të dhënat sugjerojnë se aktiviteti fizik do të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve agresive," tha Knudsen.
(Kosova Sot Online)