A ju mbrojnë vitaminat nga sëmundjet!

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 14:50
A ju mbrojnë vitaminat nga sëmundjet!

Vitaminat, mineralet, multivitaminat dhe gjithë suplementet e tjera me shumë gjasa nuk do t'ju mbrojnë nga kanceri, problemet e zemrës apo t'ju zgjasin jetën, të paktën kështu janë shprehur ekspertët e US Preventive Services Task Force në deklaratën e tyre të fundit. 


Thënë këtë, a mos jemi duke shpenzuar para kot me vitamina? Me shumë gjasa, studimet thonë PO!


Nëse jeni një i rritur i shëndetshëm dhe jo shtatzënë, nuk ka "prova të mjaftueshme" të ndonjë përfitimi për zgjatjen e jetës në marrjen e vitaminës E, vitaminës D, kalciumit, vitaminës A, beta karotenit, vitaminës B3, vitaminës B6, vitaminës C dhe selenit.

Megjithatë, ka prova të mjaftueshme që ju rekomandojnë kundër përdorimit të suplementeve beta-karoten, të cilat trupi i kthen në vitaminë A, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare ose kancerin dhe kjo "për shkak të një rreziku të mundshëm të rritjes së vdekshmërisë, problemeve kardiovaskulare dhe kancerit të mushkërive".

Edhe përsa i përket Vitaminës E, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, rezultoi se "nuk ka asnjë benefit në reduktimin e vdekshmërisë, çrregullimet kardiovaskulare apo kancerit". 

Sipas ekspertëve, fokusi i njerëzve për të ndaluar sëmundjet kronike duhet të përqëndrohet tek dietat e balancuara që përmbajnë shumë fruta/perime dhe aktiviteti fizik. 

Si shembull në studimin e tyre u mor dieta mesdhetare. Të ngrënit në mënyrën mesdhetare, e cila fokusohet në një dietë me bazë bimore, aktivitet fizik dhe ndërveprim social, mund të zvogëlojë rrezikun për kolesterol të lartë, demencë, depresion dhe kancerin e gjirit.


(Kosova Sot Online)