Mënyrat e shijshme si ta bëni kafenë më të shëndetshme dhe ta shkrini dhjamin

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 11:39
Mënyrat e shijshme si ta bëni kafenë më të shëndetshme dhe ta shkrini dhjamin

Nguteni për punë dhe ia dilni të pini pak kapuçino para orarit. Kur afron dreka, barku 'këndon' dhe e kuptoni se e keni tejkaluar kafjallin. Ne kemi zbuluar si ta bëni më të shëndetshme kafenë.

SHMANGNI ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË DHE SHEQERIN E PËRPUNUAR

Kjo është e qartë, por kafeja vetvetiu është e shëndetshme. Nëse i shtoni sheqer e shndërroni në pije të dëmshme që mund ta dëmtojë organizmin. Shkaku i fruktozës në sheqer, shfaqet diabeti dhe mbipesha. Nëse nuk mund ta përdorni pa sheqer, shtoni bimën stevia.

SHTONI KAFESË PAK KANELLË

Kanella është erëz shumë e hijshme që kafesë tuaj i jep shije interesante. Studimet kanë treguar se kanella e ul nivelin e glukozës dhe kolesterolin në gjak. Është i pasur me antioksidues që e mbrojnë trupin. Po ashtu, kanella pakëson faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës, kolesteroli, trigliceridet dhe shtypja e gjakut.

SHTONI KAFESË PAK PLUHUR TË KAKAOS

Kakao, sikurse edhe kanella, është i pasur me antioksidues dhe siguron shumë dobi për shëndetin, përfshirë këtu uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës. Po ashtu, ndihmon edhe në humbjen në peshë, përmirëson biogjenezën mitokondriale dhe siguron mbrojtje për nervat. Kakao përmirëson edhe funksionet kognitive dhe përmirëson disponimin.

(Kosova Sot Online)