Hirra, pija modeste që shëron shumëçka

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 09:15
Hirra, pija modeste që shëron shumëçka

Hirra është e pasur me vitamina B dhe E, minerale dhe sheqerna të qumështit që janë të rëndësishme për formimin e lidhjeve më të imëta në tru. 1. Ndihmon te kapsllëku Ndihmon te humbja në peshë - 100 gr hirrë kanë vetëm 26 kalori, përmban një gërshetim me proteina që ofrojnë ngopje, derisa është e varfër me yndyrë dhe kalori. 2. Ndihmon te kapsllëku - hirra ka efekt diuretik që me fjalë të tjera do të thotë se përmirëson tretjen dhe heq ndjenjën e pakëndshme të fryrjeve dhe kapsllëkut.

Por, mos e teproni me konsumimin e saj, sepse mund të shkaktojë diarre. 3. Ilaç për mëlçi - kjo pije modeste përmban beta-laktoglobulin, që furnizon organizmin me aminoacidet e quajtura "BCAA" që ndihmojnë në shërimin e mëlçisë së sëmurë. 4. Ndërton muskujt - hirra, sidomos ajo në formën e pluhurit, jo vetëm se ndihmon te masa muskulore për ndërtimin e muskujve, por edhe në shërimin e muskujve të lodhur dhe që kanë pësuar ndezje pas ushtrimeve fizike.

(Kosova Sot Online)