Uleni kolesterolin me disa këshilla të thjeshta

  • 08 December 2022 - 15:06
Uleni kolesterolin me disa këshilla të thjeshta

Se niveli i lartë i kolesterolit të keq përbën rrezik për shëndetin këtë e dimë pothuajse të gjithë, e në vijim përmes disa këshillave ju sugjerojmë si ta ulni nivelin e tij.

 

NDANI 30 MINUTA PËR AKTIVITETE FIZIKE

Vetëm gjysmë ore aktivitete fizike, 5 ditë në javë, mund ta ulë kolesterolin e keq. Të jeni aktivë mund të ndikoni edhe në kontrollimin e peshës trupore.

ECNI

Kjo është e thjeshtë dhe praktike, e ju nevojiten vetëm një palë atlete të mira. Ushtrimet si ecja e shpejtë ulin rrezikun nga sulmi në tru dhe sëmundjet e zemrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”ndihmon në rregullimin e peshës trupore, forcon eshtrat, zvogëlojnë stresin dhe ngritin disponimin.

AKTIV NË SECILIN HAP

Mund të jini aktiv kudo që të ndodheni. Shëtiteni qenin, mbillni lule, bëni punët e shtëpisë, vallëzoni dhe luani me fëmijët.

KUJDES ME USHQIMIN

Ushqimi që ua shërbejnë nëpër restorante shpeshherë mund të jetë i mbushur me yndyra të ngopura, kalori dhe natrium. Mos konsumoni salcë. Konsumoni porcione të përgjysmuara.

(Kosova Sot Online)