
Hirësia e tij bollguri, dhe arsyet përse duhet ta konsumoni

Bollguri është zgjedhje e duhur për kafjall, e në vijim ju sjellim edhe disa nga arsyet përse duhet ta konsumoni.
JEP ENERGJI DHE NGOP
Tërshëra është e pasur me proteina, madje më e pasura nën qiellin tonë. Pos se me proteina ofron energji trupore, tërshëra është burim i karbohidrateve të shëndetshme që ndihmojnë në ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak.
JU MBUSHË ME ENERGJI
Pas konsumimit të bollgurit do të jeni më të furnizuar me energji dhe më gjatë do ta ndjeni ndjenjën e të qenët ngopur. Për një gjë të tillë më meritore janë fibrat që e përmirësojnë punën e metabolizmit duke e ndihmuar edhe tretjen, duke ulur kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut.
I PASUR ME VITAMINA
Tërshëra është melhem për organizmin e njeriut për faktin se përmban shumë minerale (para së gjithash hekur dhe kalcium), si dhe vitamina B e vitamina E dhe aminoacide.
IDEALE PËR SECILËN SHUJTË
Bollguri nuk është i rezervuar vetëm për kafjall - shkëlqyeshëm gjendet edhe në variantet e tjera, për zamër, bazë për desert.
(Kosova Sot Online)