A ju mundon thartira në lukth?

  • A P /
  • 24 January 2023 - 14:20
A ju mundon thartira në lukth?

E zofagu, gastriti, inflamacioni i zorrës së hollë, i thati në lukth ose në zorrën e hollë, në momente të ndryshme mund të shkaktojnë ndjenjë aspak të këndshme të djegies në lukth. Po ashtu, mënyra moderne e jetesës dhe mënyra e dëmshme e të ushqyerit janë fajtorë për të gjithë ata që vuajnë nga urthi. Shfaqet shkaku i ngritjes së thartirës apo acideve nga lukthi, duke shkaktuar ndjenjën e djegies në lukth dhe në pjesën e sipërme të gjoksit

 

DISA SHPREHI TË DOBISHME

Duhet t'i kujtoni disa shprehi të mira që mund të ndikojnë në lehtësim në pengesat e tretjes: secilën kafshatë përtypen mirë, hani gjithmonë ulur, thjeshtëzoni strukturën e shujtave, duke respektuar kombinimet e duhura të ushqimeve. Duhet të hiqni dorë nga alkooli, cigaret, kafeja.

LËNGJET SIPAS SHIJES

Në rast se keni aktivitet të shtuar të thartirës, nevojitet që organizmin ta furnizoni me sheqer, ujë dhe kripëra minerale. Në rastet më të mira, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", efekt japin lëngjet e mollës, portokallit apo pemëve të tjera, të ëmbëltuara me mjaltë.

USHQIMET QË MUND TË NDIHMOJNË

Karota, lakra, kopra, mollët, menta, hithrat, patatja, temjani, e sidomos bademi. 


(Kosova Sot Online)