Një gotë lëng portokalli në ditë kundër demencës

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 09:53
Një gotë lëng portokalli në ditë kundër demencës

Konsumimi i lëngut të portokallit për çdo ditë mundet të ulë rrezikun nga demenca për pesëdhjetë për qind, sepse e mbron trurin, janë këto rezultatet më të fundit të studimit të ekspertëve në Britani. Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 28.000 meshkuj për dy dekada rresht në mënyrë që të vërtetohet se si konsumimi i lëngut të portokallit dhe pemëve e perimeve të tjera ndikon në forcën e trurit të tyre.

Ata kanë dëshmuar se meshkujt që për çdo ditë kishin konsumuar lëng portokalli për 47 për qind ishin më pak të rrezikuar nga demenca, se nuk kishin telashe me kujtesën apo nuk harronin gjërat. Humbja momentale e kujtesës, problemet në kuptimin e gjërave dhe hutia mund të jenë shenja apo tregues të hershëm se po bie aktiviteti i trurit, që në fund dërgon te demenca. Në bazë të disa të dhënave, 46,8 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca. "Pemët dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe materie ushqyese, përfshirë antioksidues që e mbrojnë trurin", ka thënë mjekja Hana Gardener nga universiteti në Majami.

(Kosova Sot Online)