“Gazi i parajsës” shëron depresionin

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 10:08
“Gazi i parajsës” shëron depresionin

Në bazë të rezultateve të hulumtimit, psikiatrit dhe anesteziologët nga universiteti "Washington" në Shën Luis, kanë vërtetuar se në dy të tretat e rasteve me depresion rezistent, inhalimi me një gaz ka sjellë përmirësim.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Biological Psychiatry". "Rezultatet tona duhet ta vërtetojnë, por besojmë se kjo bazë e mirë kalimtare dhe terapia me oksid azoti do të mund t'u ndihmonte personave që vuajnë nga depresioni", thotë Peter Nagele. Përparësitë e gazit të parajsës kanë efekte anësore si mundime dhe të vjella, të cilat shfaqen kur thithet gazi. Përmirësimet e pacientëve të cilët e kanë përdorur këtë terapi kishin zgjatur një javë, e asnjërit prej tyre nuk i ishte përkeqësuar gjendja pas përdorimit të këtij gazi.

(Kosova Sot Online)