
Shfaqja e thinjave ndikohet nga stresi

Derisa plakemi, qelizat e pigmentit që i japin ngjyrën flokëve tanë vdesin ngadalë. Megjithatë, ndonjëherë qimet gri mund të shfaqen edhe tek popullata e re. Më shpesh kjo është për shkak të stresit, por në disa raste shfaqja e papritur e flokëve gri mund të jetë shenjë e një gjendjeje të caktuar shëndetësore.
Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 është një nga shkaqet më të zakonshme të thinjjes së parakohshme të flokëve, sipas mjekëve. Disa studime kanë zbuluar se marrja e suplementeve të vitaminës B12 redukton ndjeshëm nivelet e larta të homocisteinës, e cila mund të çojë në rënien e flokëve, por gjithashtu parandalon thinjjen e parakohshme.
Neurofibromatoza (sëmundja Von Recklinghausen)
Neurofibromatoza, e njohur gjithashtu si sëmundja e Von Recklinghausen, është një gjendje që shkakton rritjen e tumoreve përgjatë nervave dhe karakterizohet nga thinja e parakohshme e flokëve. Shkaktohet nga një mutacion gjenetik i gjeneve të caktuara dhe mund të trashëgohet nga prindërit ose të shfaqet në fëmijërinë e hershme të pacientit. Aktualisht nuk ka asnjë parandalim apo kurë për këtë sëmundje, por lajmi i mirë është se tumoret zakonisht nuk janë kancerogjene, raporton The Sun.
Sëmundjet e tiroides
Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga një problem i tiroides, si hipertiroidizmi ose hipotiroidizmi, mund të jenë gjithashtu përgjegjës për thinjat e parakohshme. Gjegjësisht, tiroidja është një gjëndër në formë fluture që është përgjegjëse për funksionet trupore siç është metabolizmi, dhe shëndeti i tiroides tuaj mund të ndikojë edhe në ngjyrën e flokëve tuaj. Arsyeja është se një tiroide tepër aktive ose joaktive mund të bëjë që trupi juaj të prodhojë më pak melaninë.
Alopecia
Një sëmundje autoimune ku trupi sulmon veten mund të shkaktojë edhe thinja të parakohshme, paralajmërojnë mjekët. Në rastin e alopecisë, sistemi imunitar mund të sulmojë flokët dhe të shkaktojë humbje të pig
(Kosova Sot Online)