Tymi i duhanit dobëson reagimin ndaj trajtimit të astmës

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 14:26
Tymi i duhanit dobëson reagimin ndaj trajtimit të astmës

Fëmijët që u ekspozohen tymit të duhanit në shtëpi kanë nivele më të ulëta të një enzime që u ndihmon që të reagojnë ndaj trajtimit të astmës, ka zbuluar një studim. Konsumimi pasiv i duhanit dihet se i përkeqëson simptomat e astmës te fëmijët dhe pengon reagimin e tyre ndaj trajtimit me inhalacion të steroideve, por nuk dihej se si ndodh ky efekt. Hulumtuesit në ‘Imperial College London’ kanë zbuluar që fëmijët me astmë të rëndë me një prind që konsumon duhan në shtëpi kanë nivele më të ulëta të enzimës HDAC2 në krahasim me ata prindërit e të cilëve nuk konsumojnë duhan.

 

Steroidet kanë nevojë për këtë enzimë për t’i nxjerrë efektet e tyre pozitive kundër inflamacionit në rastet e astmës. Zbulimi është publikuar në zhurnalin ‘Chest’.“Mekanizmi që e kemi identifikuar i bën fëmijët më pak të ndjeshëm ndaj trajtimit me inhalacion të steroideve, kështu që ata vuajnë nga më shumë simptoma dhe ka gjasa që të kenë nevojë për doza më të mëdha të asteroideve, gjë që mund të çojë drejt efekteve anësore”, ka thënë profesori Peter Barnes nga Instituti kombëtar për zemër dhe mushkëri në ‘Imperial College London’.

(Kosova Sot Online)