Ushqimet që parandalojnë depresionin

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 10:01
Ushqimet që parandalojnë depresionin

Te shumica e njerëzve, që vuajnë nga depresioni, është vërejtur mungesë e aminoacideve Omega 3, që e përmirësojnë disponimin dhe pakësojnë inflamacionet. Mungesa e tyre mund ta çrregullojë disponimin.Shumë studime kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me pemë, perime, arra e lajthi mund ta ulë rrezikun për t'u prekur nga depresioni.Ja disa nga ushqimet që janë shëruese dhe ju ndihmojnë që të mos bini në gjendje depresioni

SALMONI

Te shumica e njerëzve, që vuajnë nga depresioni, është vërtetuar mungesa e aminoacideve Omega 3, që e përmirësojnë disponimin dhe pakësojnë inflamacionet. Studimet shkencore të vitit 2014, të publikuara në revistën "American Journal of Epidemiology", kanë treguar se personat që së paku dy herë në javë peshk, për 25 për qind më pak janë të rrezikuar nga depresioni.

DOMATJA

Në vitin 2013, hulumtuesit kanë bërë një studim, me qëllim që të gjejnë lidhje midis simptomave të depresionit dhe konsumimit të domates dhe ushqimit, që e përmban këtë perime. Rezultatet që janë publikuar në revistën shkencore "Journal of Affective Disorders", tregojnë se personat që e hanë domaten dyfish janë më pak të rrezikuar nga depresioni. Domatja është e pasur me likopen, antioksidues që ndikon mirë në shëndetin e zemrës, parandalon sulmin në tru dhe depresionin.

LEBLEBITË

Te personat që vuajnë nga depresioni, është vërejtur nivel i ulët me vitamina B, sidomos ato të tipit B6, të cilat ndikojnë në rregullimin e metabolizmit dhe në përfshirjen e serotoninës dhe dopaminës në mënyrë më aktive. Pikërisht leblebitë janë burim i madh për këto vitamina, kështu që sugjerohet t'i përfshini në ushqimin tuaj.

DRITHËRAT

Në qershor të vitit 2015, revista "America Journal of Clinical Nutrition" ka publikuar se ekziston lidhja midis konsumimit të fibrave dhe rrezikut për depresion. Më pas ishte publikuar fakti se drithërat e reduktojnë rrezikun për t'u prekur nga depresioni. Kjo për faktin se drithërat shpejt e ndryshojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe vjen te ndryshimi i disponimit, kur rriten hormonet e kortizolit dhe adrenalina.

FARAT, ARRAT, LAJTHITË DHE BADEMI

Frutat me lëvozhgë të fortë janë superushqimi që ofron mbrojtje të trefishtë prej depreisionit - janë të pasura me proteina dhe aminoacide, yndyra të shëndetshme dhe triptofan, i cili shton nivelin e serotoninës. Prandaj, arrat, lajthitë, bademi le të jenë në tryezën tuaj, por, mos lini anash edhe farat e kungullit.

(Kosova Sot Online)