Ushqimet me probiotikë për florë të shëndetshme të zorrës

  • E.k /
  • 05 May 2023 - 12:46
Ushqimet me probiotikë për florë të shëndetshme të zorrës

Zbuloni se cilat janë ushqimet e duhura për të pasur një florë të shëndetshme të zorrës. Nuk do ta besoni se sa të dobishme janë për ju.

KEFIRI

Një nga opsionet më popullore për ushqimet me probiotikë është kefiri. Është zgjedhja më e mirë dhe më e shëndetshme për tretjen, falë kulturave të tyre të gjalla që i përmbajnë si dhe përmban më pak laktozë në krahasim me jogurtin. Baza është maja e gjallë që fillon në qumështin e dhisë, deles apo lopës. Pas 28 deri 48 ditësh, kefiri është gati. Mund ta konsumoni menjëherë apo ta ruani në frigorifer. Njerëzit që nuk e durojnë laktozën, mund ta konsumojnë kefirin pa pasur komplikime.

LAKRA E FERMENTUAR

Lakra e fermentuar është ushqimi i dytë në listën e ushqimeve që e shtojnë sasinë e baktereve të mira në zorrë. Lakra e fermentuar është ushqim i zakonshëm në disa vende. Zakonisht e shoqëron mishin dhe peshkun për të lehtësuar tretjen. Për ta fermentuar lakrën, ju duhet t'i lini fletët e lakrës të fermentohen në ujë dhe kripë. Nëse e gjeni në shitore, me siguri është fermentuar me uthull dhe alkool, kështu që, është më e shëndetshme nëse e përgatisni në mënyrën natyrale, shtëpiake.

ANANASI I FERMENTUAR

Një tjetër lloj i pijes që shton bakteret e shëndetshme në zorrë është ananasi i fermentuar. Ju nevojiten: 3.5 litra me ujë (14 gota) Një ananas, ose 2 rriska të shtypura ananasi. 500 g sheqer të vrugtë (2 gota) Përgatitja: Pastroni ananasin dhe e qëroni, më pas e copëtoni. Ananasin e vendosni në një gotë dhe ia shtoni ujin dhe sheqerin. E mbyllni mire dhe e lini në vend të ngrohtë për 48 orë. Pas 48 orëve, shtoni ujin e mbetur dhe përzieni mirë. E lini në frigorifer për disa orë. Para se ta pini, ju rekomandojmë të jetë i ftohtë.

JOGURTI

Ushqimi i radhës në këtë listë për bazë ka qumështin e fermentuar, procesi e lë jogurtin me shije të thartë. Pos se është i pasur me nutriente, jogurti rregullon zorrët dhe ndihmon florën e zorrës. Po ashtu, nuk ka efekte anëse dhe vepron si antibiotik dhe parandalon diarrenë. Sa më shpesh duhet të konsumoni jogurtin natyral. Për shije ndryshe, shtoni mjaltë, tërshërë apo pemë. "TEMPEH" 'Tempeh'-i është një nga burimet më të mira për probiotikë sepse është produkt i fermentuar i sojës. Me rrënjë nga Indonezia, ku është ushqim bazë për shekuj rresht, 'Tempeh'-i është burim i shkëlqyeshëm për proteina. Përmbajtja e tij me proteina e bën zëvendësim për mishin, që është ideal për vegjetarianët. Është i dobishëm sidomos edhe për femrat në menopauzë, sepse lehtëson simptomat, si dhe forcon eshtrat.

(Kosova Sot Online)