Alternativat për aspirinë nëse dëshironi ta holloni gjakun

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 10:08
Alternativat për aspirinë nëse dëshironi ta holloni gjakun

Trashja e gjakut shkakton sulmin në zemër apo sulmin në tru. Në vijim ju sjellim alternativat natyrale për ta holluar gjaku.

HUDHRA

Shumë njerëz që nuk janë në gjendje të përdorin aspirinë në bazë ditore thjesht duhet të përpijnë disa thelpinj të freskët të hudhrës në ditë. Sipas autoriteteve, një deri 2 thelpinj hudhër në ditë mjaftojnë për të holluar gjakun.

XHENXHEFILI

Që të gjithë e dimë se xhenxhefili është një ilaç i hatashëm shtëpiak për çështjet që kanë të bëjnë me tretjen, përfshirë fryrjet, tretjen jo të mirë dhe diarrenë. Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm se xhenxhefili mundet të hollojë gjakun. Ekspertët thonë se arsyeja përse xhenxhefili është në gjendje të hollojë gjakun është se përmban "salicilate" - aspirina përmban versionin sintetik të quajtur acidi "acetylsalicylic".

SHAFRANI

Pasi që shafrani ngjason me xhenxhefilin, nuk vjen si befasi fakti se mund të mbështeteni në këtë erëz me ngjyrë të verdhë nëse dëshiron të mbroheni nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru. Është kurkumina përbërësi i shafranit, prandaj edhe është ë gjendje të parandalojë droçkat në gjak. Ajo që është shumë mirë për shafranin është se mund ta shtoni në ushqim. Po ashtu, rregullisht mund ta konsumoni në formë të çajit.

SPECAT DJEGËS

Arsyeja përse specat djegës janë në gjendje të hollojnë gjakun është se janë të mbushur me "salicylates" -e njëjta komponent që xhenxhefilin e bën një super alternativë për aspirinën. Për fakt të keq, shija e tyre pikante i bën shumë sfidues për disa njerëz për ta shtuar në ushqimin e tyre. Nëse nuk jeni adhurues të ushqimeve pikante, atëherë përcaktohuni për kapsula që përmbajnë speca djegës.

(Kosova Sot Online)