Ushqimet më efikase kundër urthit

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 10:36
Ushqimet më efikase kundër urthit

Ushqimet alkaline duhet të përbëjnë deri në 60% të menysë, e nëse i përtypni mirë, atëherë lukthi më nuk do t'ju mundojë. Urthi është njëra ndër pasojat më të shpeshta të konsumimit të ushqimeve të tharta, gjë që nënkupton kthimin e thartirës së lukthit në ezofag. Ushqimet që preferohen te personat me këtë problem, janë: perimet, orizi, ftoi, dardhat, xhenxhefili, kamomili, etj.

 Ndërsa, ushqimet që duhen evituar, janë: alkooli, kafeina, çokollata, pijet e gazuara, ushqimet e konservuara, qepa, domatet, etj. Për kafjall gjithmonë konsumoni sallatë, e cila ju ndihmon në ruajtjen e balancës alkaline në organizëm. Mos hani shumë, të paktën tri orë para se të bini në gjumë. Po ashtu, duhet ushtruar, apo edhe shëtitur pasi që të hani. Kah të silleni, pijeni nga një gotë uji me limon.

(Kosova Sot Online)