Ja disa nga simptomat e kancerit të zorrës së trashë

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 11:14
Ja disa nga simptomat e kancerit të zorrës së trashë

Pasi që të keni ndërmarrë të gjitha masat parandaluese ndaj kancerit të zorrës së trashë, duhet kushtuar kujdes paraqitjes së simptomave eventuale, të cilat zgjasin më shumë se dy javë: - Ndryshimet në jashtëqitje, sikur që është kapsllëku, apo diarreja e papritur, pa ndonjë shkak të veçantë. - gjaku i zi, i kuq i mbyllët, apo i çelët në jashtëqitje. - Ndjenja e sikletit në bark. - Ndjenja se nuk ju janë zbrazur zorrët në tërësi edhe pasi që sapo keni kryer nevojën. - Një humbje e pashpjegueshme në peshë, anemia, apo lodhja. Nëse hasni ndonjërin nga këto simptoma, duhet medoemos që të shkoni te mjeku.

(Kosova Sot Online)