Dobitë nga çaji i gjelbër

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 10:20
Dobitë nga çaji i gjelbër

Kur thuhet se për shëndet më të mirë duhet të konsumojmë sa më shumë lëngje në organizëm, atëherë përfshihet edhe çaji i gjelbër, i cili është shumë i shëndetshëm, marrë parasysh se është i pasur me antioksidues, dhe nuk përmban sheqer, pos nëse vetë ju e ëmbëltoni.

Tashmë dihet se ndikon kundër kancerit shkaku i antioksiduesve që përmban, me emrin katehinë, të cilët ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe parandalojnë efektin e radikalëve të lirë. Hulumtimet po ashtu kanë treguar që personat që konsumojnë çajin e gjelbër kanë më pak gjasa të preken nga lloje të caktuara të tumoreve. Edhe çaji i gjelbër dhe ai i zi rrjedhin nga e njëjta bimë, "camellia sinensis".

(Kosova Sot Online)